INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/MhxGilRGD8Y" frameborder="0" allow="autoplay; encrypted-media" allowfullscreen>

Mjekët nga Tirana shërbim ditor në rrethe! Fluksi i pacientëve i lartë...[VIDEO]

Publikuar më: 12:30 06-02-2018

Mungesa e mjekëve ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që kur ka fluks të madh pacentësh të dërgojë në rrethe mjekë nga kryeqyteti për të zgjidhur problemet shëndetësore qoftë dhe për një ditë. Nevojat për mjekë në rrethe janë dukshëm të larta, pasi në qarqe të ndryshme mungojnë qindra specialistë. E kjo kuptohet lehtësisht nëse i referohemi vetëm një rasti konkret, që zëvendësministria e Shëndetësië Mira Rakacolli ka rrëfyer për IN News.

“Ishte një ekip në Korçë dhe vetëm neurologu bëri rreth 70 vizita. U bënë dhjetra eko dhe vizita nefrologjike. Po këto u bënë nga mjekë që punojnë në tercial,” tha Rakacolli.
Rakacolli jep dhe arsyet se përse kjo nismë rezulton si pozitive.
“Influencon pozitivisht se ju kursehet rruga dhe shpenzimet pacientëve dhe specialistët ndajnë dhe marrin eksperienca. Profesor Mond Çeliku bëri një operacion për strumën në Korçë, mjekët e këtij qyteti asistuan dhe herën tjetër do ta bëjnë ata ndërhyrjen,” theksoi Rakacolli.
Prej një muaji doktorët më të mirë të QSUT dhe materniteteve të Tiranës të të gjitha specialiteteve janë shpërndarë në ditë të caktuara nëpër të gjitha spitalet e rretheve dhe iu kanë dhënë shërbim me qindra pacientëve. Madje janë bërë dhe operacione të vështira.

Article Logic
Execution time: 0.0020179748535156