INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët nuk do të lejohen më të jenë të dypunësuar dhe duhet të çertifikohen! Arsyet…

Mjekët nuk do të lejohen më të jenë të dypunësuar dhe duhet të çertifikohen! Arsyet…

Publikuar më: 09:25 06-03-2019

Numri i mjekëve është tkurrur në vendin tonë. Në 4 vitet e fundit me qindra nga ta kanë ikur kryesisht në Gjermani, pasi ju janë ofruar shumë lehtësi punësimi. E në këto kushtet kur Ministria e Shëndetësisë po përpiqet të mbushë këtë vakum me mjekë të rinj ka vendosur të hartojë dhe disa ndryshime ligjore. Parashkohet që mjekët, që ushtrojnë profesionin e tyre në institucione publike ose jopublike shëndetësore, nuk do tu lejohet më dypunësimi.
Në relacion shpjegohet se ‘Nga urdhrat profesionistë është ngritur shpeshherë shqetësimi që persona të ndryshëm kanë më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, duke e bërë kështu fiktiv ushtrimin e dy ose më shumë profesioneve. Për këtë arsye është propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që janë duke ushtruar një profesion të caktuar’.
Jo rallë herë në spitalet publike pas orë 13 nuk gjen më mjekë, por vetëm ata roje, pasi një pjesë e madhe njëheresh punojnë dhe në sektorin shëndetësor privat.
Një tjetër ndryshim përcakton trajnimet edhe çertifikimet e bluzave të bardha, si dhe parashikon sanksione specifike për drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike, në rast se profesionistët e punësuar në to nuk përmbushin kërkesat e programit të çertifikimit.
Këtu nuk përjashtohen as drejtuesit e emëruar institucioneve të kujdesit shëndetësor. Dhe vetë ata janë të detyruar të kryejnë trajnim për drejtim dhe administrim të institucionit të kujdesit shëndetësor.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369