INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët nuk japin shpresa për Nicky Hayden: Vazhdon të jetë në rrezik ekstrem [FOTO]

Mjekët nuk japin shpresa për Nicky Hayden: Vazhdon të jetë në rrezik ekstrem [FOTO]

Publikuar më: 08:56 18-05-2017

Nuk vijnë lajme të mira nga spitali Bufalini i Cesenës ku Nicky Hayden u shtrua dje pasdite pasi u shtyp nga një makinë ndërkohë që po stërvitej me biçikletë.

Gjithçka ndodhi në zonën e Riccione në afërsi të Riminit në Emilia-Romagna. Komunikimi zyrtar mjekësor i mëngjesit të sotëm bën me dije: “Nuk ka të reja domethënëse krahasuar me komunikimin e mbrëmjes së të mërkurës. Hayden qëndron i shtruar në repartin e reanimacionet, ndërsa kuadri klinik i situatës qëndron në rrezik ekstrem”. Ajo çfarë i shqetëson më shumë mjekët janë goditjet në kokë, ndërkohë që pritet një tjetër komunikim i tyre gjatë ditës. Piloti 35 vjeçar është një emër i madh i motoçiklizmit, pasi ka dalë kampion në MotoGP në vitin 2006 dhe tani vazhdon karrierën në Superbike.

nickyha.jpg

nickyyy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258