INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët pezullojnë punën dhe dalin në protestë

Mjekët pezullojnë punën dhe dalin në protestë

Publikuar më: 13:19 08-03-2019

Dhuna ndaj personelit mjekësor këtë vit është rritur. Rasti më i fundit është shënuar dje në spitalin rajonal të Lezhës, ku një pacient ka ushtruar dhunë ndaj mjekut Zef Doda dhe kolegët e tij sot kanë dalë për të protestuar edhe kanë kërkuar më shumë siguri në ushtrimin e misionit të tyre.

Për një orë, mjekët kanë ndërprerë çdo shërbim në shenjë revolte.
Sipas mjekëve, pasojat e mungesave të medikamenteve, mjekëve specialistë, por edhe shërbimeve të tjera bëjnë që pacientë dhe familjarë të këtyre të fundit të ushtrojnë dhunë ndaj mjekëve.
Mjekët e Spitalit të Lezhës kanë paralajmëruar sërish protesta dhe një listë me kërkesa që duhen plotësuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi dhuna ndaj tyre po përsëritet gjithmonë dhe më shumë për të njëjtat arsye.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506