INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët testojnë pajisje virtuale për t'u ardhur në ndihmë grave shtatzëna [VIDEO]

Mjekët testojnë pajisje virtuale për t'u ardhur në ndihmë grave shtatzëna [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 13-08-2019

Teknologjia gjithmonë e më shumë po vjen dhe në ndihmë të mjekësisë.

Mjekët e spitalit ‘’Cardiff’’ të Uellsit po zhvillojnë një pajisje të realitetit virtual e cila mund të ndihmojë gratë shtatzëna në menaxhimin e dhimbjeve të lindjes.

Një nga mamitë e spitalit ‘’Cardiff’’ tregon se deri tani disa gra shtatzëna të cilat para lindjes përdorën syzet virtuale u shprehën se kishin ndjerë më pak dhimbjet. E gjithë kjo sepse vëmendja e tyre përqendrohej diku tjetër.

Pas provës që bënë me syzet virtuale, gratë ndiheshin më të relaksuara, rregulloheshin problemet me frymëmarrjen dhe zhdukej ankthi dhe stresi që ato kalonin para lindjes, shkruan BBC.

Mjekët e spitalit’’Cardiff’’ po analizojnë të gjitha reagimet e nënave shtatzëne. Ata shpresojnë se nëse kjo pajisje do të ketë feedback pozitiv do të futet në të gjitha spitalet e Uellsit.

Sipas Haradacre, drejtuesja e maternitetit të spitalit, ky është një hap i guximshëm dhe diçka që nuk është përdorur më parë. Sipas saj teknologjia duhet shfrytëzuar akoma më shumë për ti ardhur në ndihmë njerëzve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028848648071289