Mjekët do të ketë më shumë akses për të mësuar në distancë. Kjo do mundësohet nga aplikimi i programit E-Learning që u prezantua sot e që kryeministri Edi Rama deklaroi se do të jetë i detyrueshëm e pashmangshëm për shkak të krediteve që do merren. “Koha e krediteve të marra me vërtetime false apo lloj-lloj artikujsh pa lidhje mbaron me këtë sistem. Me këtë platform merr fund sporti kombëtar i hileve në shëndetësi, askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kredite”, tha ai.
Aktualisht janë një numër i ulët profesionistësh në mjekësi që marrin pjesë në aktivitete të edukimit në distancë, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.
“Edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve të shëndetësisë është një mekanizëm i cili garanton që mjekët nuk dekualifikohen me kalimin e kohës, dhe e kryejnë detyrën e tyre bazuar në dije të përditësuara” min.16:02. Deri me sot rreth 4000 profesionistë shëndetësie kanë marrë pjesë në aktivitete të edukimit në distancë të akredituar. Ky numër është relativisht i ulët në raport me numrin total të profesionistëve të shëndetësisë”, tha Manastriliu.
Gjatë vitit 2018, tregoi ministrja e Shëndetësisë, janë akredituar më shumë se 850 aktivitete të akredituara dhe mbi 4.500 mjeke, 9.600 infermiere, 2.300 stomatologe, 2.000 farmacistë kanë ndjekur programe të çertifikuara të edukimit në vazhdim.