INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekja ruse publikoi sipas saj FOTON para dhe pas operacionit, Arbenita Ismajli e kërcënon: Sapo të shkelësh në Britani…

Mjekja ruse publikoi sipas saj FOTON para dhe pas operacionit, Arbenita Ismajli e kërcënon: Sapo të shkelësh në Britani…

Publikuar më: 19:34 11-09-2020


Përplasja virtuale mes modeles kosovare Arbenita Ismajli dhe doktoreshës ruse që pretendon se e ka kuruar në fytyrë, vazhdon dhe së fundmi me tone të ashpra.

Muaj më parë doktoresha Alla Dubasova publikoi në faqen e saj dy foto të Arbenitës, para dhe pas operacionit në fytyrë, hundë dhe mollëza. 

dr.jpg

E pyetur së fundmi nga fansat në InstaStory nëse ishte vërtet Arbenita në fotografi, doktoresha ruse Alla Dubasova e pohoi një gjë të tillë.

“Nuk postoj foto të rreme, vetëm ato që i bëj vetë”, ka qenë përgjigja e doktoreshës.

do_copy.png

Menjëherë ka reaguar edhe bukuroshja Arbenita, e cila i ka shkruajtur mjekes në privat, duke i thënë se po gënjen dhe se do përballet me ligjin.

“Do shkosh në burg, do ta shohësh mirë Arbenitën. Më beso. Në momentin që do të shkelësh në Angli, do ta kuptosh. Mos i përdor më as fotot, as emrin tim për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, kanë qenë fjalët që Arbenita ia ka shkruar asaj.

sms.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030200481414795