INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjeku i njohur paralajmëron se meshkujt gay do shtohen dhe do jenë më të bukur! Ja ku e bazon deklaratën...

Mjeku i njohur paralajmëron se meshkujt gay do shtohen dhe do jenë më të bukur! Ja ku e bazon deklaratën...

Publikuar më: 15:51 18-05-2019

17 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë. Në kuadër të kësaj, mjeku Myftar Barbullushi ka shkaktuar reagime me anë të një postimi në rrjetet sociale.

E themi këtë, pasi ai në postimin e tij ka shkruar do të shtohen meshkujt homoseksualë dhe se ata do të jenë të bukur dhe  të fortë.

Në postimin e tij mjeku në fjalë shkruan se gjenet e homoseksualitetit duhet të jenë te pranishëm edhe ne heteroseksualët.

Ndër të tjera në postimin e tij, ai shkruan se përtej metaforave me kalimin e viteve varianti “gej” nuk është çudi edhe të dominojë.

Më tej ai shkuan se gjithmonë e më shumë njerëz do të kenë një tendencë homoseksuale, por duke qenë më të fortë e më të bukur fizikisht, siç e thamë edhe më lart.

Pjesë nga deklarata e tij:

''Nje sere studimesh kane konfirmuar se me shume se gjysma e meshkujve dhe grave heteroseksuale kanë te ashtuquajturat gjene te homoseksualitetit te cilët kalojnë nga një brez në tjetrin, duke shpjeguar keshtu përse homoseksualiteti eshte i pranishëm tek njerëzit përgjatë historisë dhe në të gjitha kulturat e botes. Sipas tyre, sjelljet dhe aftesite per riprodhim te homoseksualeve jane te ndryshme. Nje sjellje vetem homoseksuale qe nuk eshte e afte per riprodhim i perket atyre qe trashegojne gjenin “gej” si nga nena ashtu dhe nga babai. Perkundrazi, ata qe kane vetem nje gjen “gej”, mund te jene shume me te afte per riprodhim duke favorizuar shperndarjen e gjenit. Pikerisht sic ndodh shperndarja e semundjes se talasemise. Ata qe e kane te trasheguar gjenin e semundjes se talasemise nga te dy prinderit, cfaqin nje semundje te rende. Ndersa ata qe kane vetem nje gjen, vertet jane pak anemike, por shume me rezistent ndaj malarjes ne zonat ku ajo eshte endemike. Kjo favorizon perhapjen e talasemise. Pertej metafores, me kalimin e viteve varianti “gej” nuk eshte cudi edhe te dominoje. Nese kjo eshte e vertete, gjithmone e me shume njerez do te kene nje tendence homoseksuale, por duke qene me te forte e me te bukur fizikisht. Dhe, cka eshte me e rendesishme, me te afte per riprodhim sic natyra kerkon per te egzistuar.

Gjithsesi, edhe pse roli i faktoreve gjenetike sa vjen e po merret gjithnje e me shume ne konsiderate per lidhjen e tij me zgjedhjen seksuale, shumica e shkencëtarëve sot bien dakord që orientimi seksual ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprimi kompleks të faktorëve gjenetike, biologjik dhe mjedisoro kulturor.

Syte fillojne shohin edhe ne erresire

Duhet nje qasje e re e mbeshtetur ne nje kulture te re, e cila te bazohet jo vetem në të drejtat e homoseksualëve, por në të drejtat e njeriut, pasi para se të jene homoseksuale, heteroseksuale apo biseksuale ata jane qenie njerëzore. Duhet nje ndryshim rrenjesor social, pasi edhe xhestet e vogla, batutat e te rriturve, qofte ne jete apo dhe ne filma, mungesa e te drejtave, deri dhe barcoletat nxisin dhe ushqejne nje klime perfide. Fatkeqesisht, tek ne, mungesa e njohjes eshte per me teper edhe institucionale. Politikanet shtirshem flasin ne emer te vlerave te familjes pasi jo rralle opinionet e tyre ata i projektojne ne vota te mundeshme. Akoma me e dhimbeshme eshte kur neper studjo televizive apo ne shkrime ne gazeta ka gazetare qe konfondojne homoseksualitetin me pedofiline dhe nekrofiline, duke nxitur keshtu me dashje apo besoj pa dashje urrejtje karshi ketij komuniteti.

Roli i shkolles eshte tejet i rendesishem. Shkolla duhet te jete nje vend i shendetshem dhe i “vaksinuar” ndaj atyre mesuesve perfide qe u mesojne nxenesve se homoseksualizmi eshte semundje qe duhet kuruar. Nëse fëmijëve ne shkolla do t’u mesojme qe njerezit te mos identifikohen apo etiketohen nga prirjet apo zgjedhjet e tyre seksuale, pra, te mos etiketohen gej apo lesbike por thjesht t’i diferencojne njerezit vetem biologjikisht ne femra apo meshkuj, ne do te benim një hap të mirë përpara. Natyrisht kjo gje do te realizohej nga prinder e mesues te ndergjegjshem, mendjehapur dhe te kulturuar dhe jo nga grupe interesi si LGBT etj. Ne se ministria e arsimit do te kishte nje projekt edukimi, fokusi i tij fillimisht mund te ishin mesuesit dhe jo femijet e per me teper te performohej me kompetente te fushave sociale dhe te biologjise.

Kujdes Peshoren

Aq sa kam bindje shkencore ne nje nderthurje te homoseksualitetit me nje profil te caktuar gjenetik po aq, nuk kam kuptuar dhe nuk kuptoj nje lloj krenarie, se paku ne dukje, te ketyre njerezve; nuk shoh arsye krenarije, packa se mund te jete reagim e shprehje e persekucionit te tyre, e “stresit te minoritetit”, e grupit te emargjinuarve.

Ah po, krenar ka te drejte te jete Elton Xhon, Xhorxh Majkell e shume te tjere…….. per artin e tyre.

Prof. Dr. Myftar Barbullushi''

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158