INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjeku monstër, me shiringën e tij infekton edhe 65 fëmijë me SIDA

Mjeku monstër, me shiringën e tij infekton edhe 65 fëmijë me SIDA

Publikuar më: 16:45 05-05-2019

Të paktën 90 persona, përfshirë 65 fëmijë janë infektuar me virusin HIV/AIDS në Pakistan nga një mjek që përdori një shiringë të kontaminuar.

Zyrtarët më të lartë të vendit dolën sot në një deklaratë për shtyp duke thënë se përveç 18 fëmijëve të prekur që u zbuluan javën e shkuar në një qytet në periferi të Larkana, ka edhe dhjetra të tjerë që kanë dalë pozitivë me virusin, i cili shkakton SIDA-n.

Policia thotë se kanë arrestuar një mjek të paidentifikuar, për të cilin gjithashtu thonë se ka HIV.

Autoritetet thanë se gjurmuan shpërthimin tek një mjek i vetëm, i cili duket se ka përdorur një shiringë të kontaminuar tek pacientët. Azra Pechuho, ministre e shëndetësisë e provincës Sindh, konfirmoi arrestimin e tij.

Zyrtarët kanë nisur një test edhe më të madh për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një epidemi të shkaktuar nga një dorë e vetme.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557