INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjeku Pëllumb Pipero: Kjo javë do të tregojë gjithçka për situatën e virusit në Shqipëri

Mjeku Pëllumb Pipero: Kjo javë do të tregojë gjithçka për situatën e virusit në Shqipëri

Publikuar më: 16:31 30-03-2020

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i ka dhënë shpresë shqiptarëve gjatë një bisede telefonike me “Fax News”.

Ai shprehet se nëse gjatë kësaj jave do të ketë ulje të numrit të personave me Covid-19, beson se do të ketë ulje të të infektuarve në të gjithë vendin dhe situata do të përmirësohet.


Sipas mjekut, gjithçka varet nga kjo javë.


Pipero tha se nëse shifrat do të vijnë në ulje, masat parandaluese do të kenë bërë efekt dhe nëse shifrat janë në rritje, nuk janë ndjekur rregullat dhe udhëzimet.

“Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që jemi të rezervuar të japim informacione. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar. Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë.

Ata që janë pozitiv dhe qëndrojnë në shtëpi, nuk duhet të përdorin asnjë medikament pa konsultën e mjekut. Në dijeninë time rastet që qëndrojnë në shtëpi nuk janë të sëmurë, por të infektuar. Në asnjë mënyrë pa këshillën e mjekut medikamente. Është e vështirë të jap një mendim të saktë për atë që vjen. Mendoj se pas kësaj jave ose do mbeten në këto shifra ose do vijojnë të bien. Do na tregojë shumë nëse kjo javë do vijë duke u ulur, do tregojë se masat kanë dhënë efekt, dhe nëse do të vijojnë shtimin, do të tregojë se nuk janë ndjekur rregullat dhe udhëzimet”- u shpreh mjeku.

Article Logic
Execution time: 0.0024111270904541