Deklarata më shumë se thjesht shokuese kanë ardhur nga ish mjeku i Michael Jackson.
Conrad Murray u dënua për vrasje të paqëllimshme pasi disa nga ilaçet (kryesisht Propofol) që ai i dha legjendës së muzikës pop u cilësuan si shkaktare për vdekjen e tij. Megjithatë sot ai pretendon se nuk kishte aspak gisht në vdekjen e pacientit të tij pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg. Por ky nuk është as fillimi! Murray thotë se Michael ishte gjallë kur arriti në spital, pavarësisht se mjekët e deklaruan klinikisht të vdekur. Sipas tij, në "shtratin e vdekjes" Jackson shfaqte ende shenja jete. Nëse këto akuza do të vërtetoheshin, historia e vdekjes së mbretit të popit do të rishkruhej tërësisht.