INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjeku shqiptar në Itali bën mrekulli. Shpëton 6-vjeçarin nga Kavaja që rrezikonte të vdiste nga...

Mjeku shqiptar në Itali bën mrekulli. Shpëton 6-vjeçarin nga Kavaja që rrezikonte të vdiste nga...

Publikuar më: 13:31 04-10-2018

Enea Lecini është 6 vjeçari që u aksidentua disa ditë më parë në qytetin e Kavajës. Ai ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe pësoi hemoragji të brendshme në kokë. Pasi u operua në spitalin e traumës në Tiranë, vogëlushi mori një infeksion të rëndë që i rrezikoi jetën.

Babai i tij ka treguar se pavarësisht se u shpenzua një shumë e madhe parash, gjendja e Eneas po përkeqësohej. E nëse nuk do të ishte mjeku shqiptar në Itali i cili mori përsipër operacionin e Eneas, vogëlushi nuk do të ishte më në jetë.
Kristo Papa, mjeku shqiptar në Itali, mori përsipër pa asnjë pagesë operacionin e Eneas.

Sipas doktorit, infeksioni i marrë në Shqipëri nuk lejonte ngjitjen e kafkës së fëmijës duke rrezikuar pasoja të rënda për 6-vjeçarin. Ndërkohë familjarët tregojnë se sipas mjekëve në Shqipëri, shkaku për marrjen e infeksionit ishin kushtet e këqija spitalore.

Enea vijon trajtimin ende në spitalin Borgo Trento në Verona për largimin e infeksionit, ndërkohë pritet të dali pas disa ditësh nga spitali.

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064