Arsenali ka gjetur një “yll” të ri në skuadrën e saj dhe ai është Granit Xhaka, lojtari i cili po konsiderohet shumë i rëndësishëm për skuadrën nga ekipi dhe nga mediat angleze e këtë e kanë treguar fare mirë performancat e tij në fushën e blertë.
Mirëpo siç duket Graniti nuk është “mjeshtër” vetëm në fushën e blertë, por edhe në atë të gatimit. E keni parasysh shprehjen “dashuria vjen nga stomaku”? Këtë na e vërteton çifti Xhaka dhe duhet ta pranojmë që Leonita është me fat.
Përmes një postimi në “Instastory”, Xhaka tregon se është një shef i vërtetë dhe me mjeshtëri arrin të gatuajë disa gjëra njëkohësisht, duke përkëdhelur partneren e tij.
Menuja e darkës duket se përfshin supën, spagetti si dhe salmon me perime të ziera! Lum Leonita!