INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mocion mosbesimi për Zaev. Nëse nuk miraton ligjin për përdorimin e shqipes [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 23-06-2017

Qeveria e Zoran Zaev pritet të përballet me mocion votëbesimi në shtator, nëse nuk miraton ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.  Sipas gazetës “Koha” burime të sigurta partiake, thonë se LSDM po tenton të shtyjë miratimin e ligjit për gjuhën shqipe deri në mbarim të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, ky vendim nuk do të jetë i lehtë për LSDM-në. Zyrtarë të lartë partiak të BDI-së i thanë të mërkurën gazetës KOHA se kjo parti do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë nëse tre javë pas vizitës së komisionarit evropian Johanes Han, draft-ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk propozohet në Parlament. “Në të kundërtën, është e sigurt se BDI do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë së re. Ky nuk është presion, por është kushti kryesor që BDI dhe partitë e tjera shqiptare i vendosën LSDM që të vinte në pushtet dhe ai kusht duhet të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, thanë zyrtarë të lartë të partisë së Ahmetit. Edhe  kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela ka bërë të ditur se kësaj qeverie i jep afat prej 100 ditësh, dhe në rast se nuk përmbushen objektivat e paracaktuara , atëherë partia e tyre nuk do të jetë pjesë e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609