INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modë?! Bluza 1,290 dollarë që po çmend dynjanë!

Modë?! Bluza 1,290 dollarë që po çmend dynjanë!

Publikuar më: 14:33 03-06-2018

Bota e modës gjithmonë na mahnit. Sidomos me një bluze të fundit për të cilën ka patur shumë reagime.

Bëhet fjalë për gjigandin e modës, Balenciaga që ka nxjerrë një bluzë të quajtur “Bluza Këmishë” dhe është pikërisht ajo çfarë lexoni. Nuk është se Balenciaga ka bërë një gabim në të shkruar në faqen e tyre. Është një bluzë, me një bluzë tjetër brenda! Kjo bluze shitet jo më pak se 1,290 dollarë.

Bëhuni gati t’a shihni këtë dopio bluzë me çmim të çmendur. Do të donim t’ju kishim përballë të shikonim reagimet tuaja.

balenciaga.jpg

Besojmë jeni mahnitur, sikurse ne dhe gjithë pjesa tjetër e botës. Por Balenciaga mbahet si një nga shtëpitë e botës me rroba nga më të çuditshmet.
Gjithsesi, në faqen e tyre online e kanë theksuar se bluza mund të vishet në dy mënyra. Mund të veshim t-shirtin dhe të lejmë këmishën të varet, ose të veshim këmishën dhe të lejmë t-shirtin të varet!

Ndoshta kjo është arsyeja pse kushton aq shtrenjtë... Të paktën kemi opsione.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115