Modelja Arbenita Ismajli është një prej personazheve që është vënë më së shumti në qendër të vëmendjes prej lidhjes së saj me reperin Fero. Ajo ka dalluar gjithmonë për format e saj perfekte dhe për tiparet e veçanta dhe gjithmonë e shohim në formë perfekte në fotot që poston në rrjetet sociale.
Megjithatë ajo nuk nguron edhe të tregojë se është një person si gjithë të tjerët dhe fytyra e saj ndonjëherë mbushet me akne, pavarësisht kujdesit që ajo tregon. Modelja ka postuar në instagram një video ku tregon aknet në pjesën e ballit ndërsa shkruan: “Dua thjesht të them që aknet janë normale”.
Arbenita së fundmi është ribashkuar me reperin Fero pasi karantina i gjeti të ndarë duke qenë se modelja kishte ngecur në Angli dhe Fero në Gjermani. Aktualisht janë bashkë pas disa muajsh larg njëri tjetrit dhe po shijojnë romancën së bashku.