Ky photoshoot në oqean nuk kishte si të shkonte më keq.
Modelja nga Kalifornia, Katarina Zarutskie po pushonte me familjarët e saj në Bahamas, kur ajo vendosi të bënte një set fotosh në oqean.
Ndonëse zona shpesh popullohet nga peshkaqenë, thueht se ata janë miqësorë dhe kryesisht nuk kafshojnë, përveç disa rasteve të rralla.
Mesa duket modelja ra pre e një prej këtyre rasteve, pasi një prej peshkaqenëve që po notonte pranë saj gjatë setit fotografik e kafshoi duke e lënë me një plagë të madhe në krah.
Të pakën Katarina tani është mirë dhe asgjë serioze nuk ndodhi.