Thuhet e besohet se flokët janë gjysma e bukurisë, por ajo që nuk dinit është se gjatësia dhe modeli i flokëve thonë shumë për personalitetin tuaj. Zbuloni diçka për veten tuaj ose për të tjerët, vetëm duke u nisur nga flokët.
Modeli pixie, flokë të shkurtër
Ky model u thotë të tjerëve se keni vetëbesim, jeni sociale dhe flirtuese. Ju bëni lehtësisht miq të rinj dhe gjeni kënaqësi tek aktivitetet ose puna që nxit të menduarin dhe intelektin tuaj. Ju tregoni integritet dhe vetëkontroll, madje edhe gjatë një konflikti. Megjithatë ndodh që të tregoheni edhe impulsive dhe të veproni pa menduar gjatë.
Prerja BOB , mbi supe
Vajzat që mbajnë këtë model flokësh janë të drejtpërdrejta. Ju gjithmonë thoni të vërtetën, edhe kur nuk është e lehtë. Në dallim nga shumë të tjerë, ju jeni në gjendje të gjeni një ekuilibër midis jetës tuaj personale dhe asak profesionale. Nuk ju pëlqen rutina dhe jeni gjithmonë në kërkim të emocioneve të forta dhe gjërave të reja.
Flokë të gjatë deri te shpatullat
Kjo prerje tregon se jeni e sofistikuar dhe nxjerr në pah anën tuaj feminile. Ju pëlqen të sfidoheni, të jeni qendra e vëmendjes , por jeni gjithashtu një dëgjuese e shkëlqyer. Jeni shoqërore dhe miqtë e mirë i konsideroni familje.
4. Flokë të gjatë
Flokët e gjatë u tregojnë të tjerëve se jeni të kujdesshëm dhe të durueshëm. Ju keni ëndrra të mëdha dhe nuk keni frikë t'ua tregoni dhe njerëzve të tjerë. Kur vjen puna tek njerëzit që ju rrethojnë ju jeni shumë selektivë, pasi pëlqeni të krijoni marrëdhënie të ngushta, kuptimplota dhe aspak sipërfaqësore. Këmbëngulja ju ndihmon të punoni fort për ëndrrat dhe të arrini qëllimet tuaja.