INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja e famshme shqiptare pjesë e serialit TURK: 'E lumtur që në çdo episod përmendet prejardhja ime!'

Modelja e famshme shqiptare pjesë e serialit TURK: 'E lumtur që në çdo episod përmendet prejardhja ime!'

Publikuar më: 20:30 30-09-2021

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, duket se është zyrtarisht gati për të nisur karrierën në kinematografinë turke. Ajo prej muajsh ka nisur xhirimet e serialit të ri turk të quajtur “Kirk Hayatlar” që në shqip do të thotë “Jeta e thyer”.

Ajo që e gëzon më shumë aktoren është që pothuajse në çdo episode përmendet prejardhja e saj shqiptare.

“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”, shkroi modelja, krahas një fragmenti nga seriali turk. Arbnora Ademaj luan rolin e Leylas, një nuse shqiptare e martuar me një turk, që mbetët e ve në moshë të re, vetëm me një djalë.

“Kırık Hayatlar” është një film dramë turke e vitit 1965, drejtuar nga Halit Refig dhe luajnë aktorët e njohur si: Belgin Doruk, Cüneyt Arkın dhe Nebahat Çehre.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283