Harvey Weinstein, ish producenti i Hollywood po përballet me të tjera akuza.
Kundër Weinstein është paraqitur një akuzë e re civile nga ana e një gruaje, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht kur ishte 16-vjec, dhe që prej vitesh është abuzuar.
Bëhet fjalë për një ish modele, emri i të cilës është Jane Doe.
Faktet i përkasin vitit 2002 dhe vendi i agresionit seksual është apartamenti i famshëm i Ëeinstein në Manhattan, në zonën e Soho.
Doe e akuzon burrin që e ka kërcënuar shpesh herë duke i thënë që do bllokojë karrierën e saj nëse refuzon veprimet e tij.