Fituesja e çmimin "Miss Earth Baja California 2015", Stephanie Rivera Camarena, 26 vjeç nga Meksika ka humbur jetën pas një aksidenti me Lamborghini.
Mjetin e drejtonte një 33-vjeçar, milioneri Michael Llamas i cili gjithashtu humbi jetën në këtë aksident.
Policia ka raportuar se Llamas po ecte me 160 kilometra në orë, më pas ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.
Ekspertiza ka deklaruar se viktimave nuk iu është gjetur as drogë, as alkool kështu që shkaku i aksidentit ka qenë vetëm shpejtësia.
Nga ana tjetër nuk dihet çfarë lidhje kishte Stephanie me personin që po ngiste Lamborghinin, shkruan xing.al. Mikeshat e modeles janë shprehur se ajo nuk e kishte përmendur kurrë këtë person dhe nëse do ta kishte pasur të dashur, do t'ua kishte thënë
"Ne ishim shumë të afërta, do më thoshte nëse do e kishte të dashur a diçka", është shprehur ajo.