Është modele e "Victoria's Secret" dhe na ka treguar se gjithmonë pëlqen të tregojë diçka krejt të veçantë.
Chrissy Teigen na ka mahnitur shpeshherë me postimet e saj në rrjetet sociale dhe njihet për tipin e saj "funny", të deklaratave dhe pozave bombastike.
Modelja ka postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet lakuriq duke gatuar teksa gjoksin e ka mbuluar me dy ikona(stick).
"Ju lutem mos u tallni me mua. Unë jam një grua e fortë, krenare që bën sallatë, thjesht natyrale dhe duke u përpjekur të jetoj jetën", shkruan modelja në postimin e saj.
Vlen për tu ritheksuar fakti se Chrissy po pret një djalë me partnerin e saj John Legend duke u bërë kështu prindër për herë të dytë.