Emily Ratajkowski është një nga modelet dhe personazhet e njohura që bën goxha bujë me lajmet e saj.
Modelja di se si të kënaqë ndjekësit e saj në Instagram me fotot joshëse dhe provokuese.
Ajo nuk ka fare komplekse dhe nuk e ka aspak problem të ekspozojë trupin e saj, me dhe pa rroba.
Së fundmi, modelja kja pozuar për serinë e radhës të revistës “Harper’s Bazaar” por ajo që bie në sy janë sqetullat e saj të pa depiluara.
Emily mban veshur një palë reçipeta që i nxjerrin në pah gjoksin dhe ka pozuar me krahët lart.
Menjëherë kanë shpëthyer komentet e ndjekësve të cilët e konsiderojnë të pa hijshëm këtë veprim.
“Është e drejta ime”- është shprehur Emily për revistën e njohur.
Na vjen në mendje një pyetje: A janë ndjekësit e saj dakord me një pamje të tillë?
Fotoja ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe ka hasur menjëherë në kritika të mëdha.
Shumë komentues e quajnë “të shpifur” ndërsa disa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara në një kohë të tillë ku ne jetojmë dhe sidomos kur ke një pamje kaq të kururar.
“Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Madje edhe me qimet sërish kërkoni një pamje perfekte. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”- ka shkruar një komentuese.
“Lol, ajo e ka bërë këtë vetëm për foton sepse në Instagram dhe personalisht e kam parë që nuk ka qime në sqetulla, kështu që nga dreqin mbiu kjo”- ka shkruar një komentues tjetër.