Duke dashur ta ruajë si një kujtim të freskët, modelja shqiptare ka ruajtur tortën në frigorifer për plot 2 vite. Dhe sot pas dy vitesh, ajo na tregon si duket torta e baby shower-it që kur ishte shtatzënë me vajzën e parë Ella-n . Nëpërmjet një videoje Emina Cunmulaj tregon tortën e cila duket sikur sapo është bërë, por që më dëshpërim, duhet ta hedhë. Sidoqoftë edhe kjo foto është një kujtim që mbetet dhe që nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer për t’u ruajtur. /intv.al/