Një tjetër modele do të bëhet pjesë e sfilatës më të rëndësishme të modës dhe e kemi fjalën për Victoria’s Secret që do të zhvillohet këtë nënëtor. Në një postim në Instagram këtë fundjavë, Winnie Harlow zbuloi se edhe ajo do të jetë për herë të parë një ëngëll i Victoria’s Secret. Ky ka qenë një ndër lajmet më të mirë që ajo ka marrë në jetë dhe sidomos në aspektin profesional.
Ajo ka shpërndarë me të gjithë ndjekësit lajmin e mirë duke shpjeguar gjithashtu të gjitha ndjesitë dhe emocionet që ka patur teksa ka shkuar në casting e VS. Ajo ka përshkruar se ka qenë shumë nervoze, por tani shumë e lumtur që do bëhet pjesë e sfilatës në nëntor.
Sigurisht që për Winnie, kjo është një ëndërr që tashmë iu realizua.