Duket se Parisi po kthehet në një vend tmerri për personazhet e njohur.
Kështu, ende pa u zbehur ngjarja që i ndodhi Kim Kardashian atje, e njëjta gjë i ka ndodhur një modeleje të njohur indiane. Mallika Sherawat për fat të keq ka qenë pjesë një ngjarjeje të tmerrshme në Paris. Ajo ndodhej në një ndërtesë ngjitur me hotelin ku u grabit Kim, kur tre persona të maskuar iu futën në shtëpi dhe e kanë dhunuar.
Sipas “Dailymail”, pas kësaj ngjarjeje kanë nisur menjëherë hetimet për autorët.
Gazeta “Le Parisien” shkruan se autorët e sulmit ishin të maskuar, ndërsa menjëherë pasi janë futur në ndërtesë kanë hedhur gaz lotsjellës e më pas kanë dhunuar Mallika Sheraëat si dhe një shoqen e saj, e cila ka lajmëruar menjëherë shërbimet e emergjencës.