Në moshën 54-vjeçare, Carla Bruni është rikthyer në pasarelë si modele e shtëpisë së famshme franceze të modës Balmain, pesë muaj pas paraqitjes së saj në Javën e Modës në Paris.
Carla veshi një mini fustan magjepsës të qëndisur me perla, i cili thuhet se ka zënë vend të përhershëm në garderobën e saj. Pak ditë më parë ajo ka postuar në faqen e saj personale në Instagram foto nga fushata e re reklamuese Balmain.
Kjo është edhe një lëvizje për të rikthyer në qendër të vëmendjes që kjo “grua helmuese” e do aq shumë siç e kanë quajtur.
Romanca fillimisht dhe martesa e saj me Nicolas Sarkozy ishte prej muajsh tema kryesore e shqetësimit në Francë dhe mediat ndërkombëtare.
Bruni për shumë njerëz është përkufizimi i “gruas helmuese”, por kjo nuk e shqetësoi kurrë, as atëherë dhe as kur u kthye në diskografi me një album të ri.