INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja me ''një vetull''/ Kam marrë kërcënime, por vazhdoj ta mbaj për këtë arsye... [FOTO]

Modelja me ''një vetull''/ Kam marrë kërcënime, por vazhdoj ta mbaj për këtë arsye... [FOTO]

Publikuar më: 12:31 13-03-2019

Sophia Hadjipanteli, e lindur në Qipro, 22 vjeç, është bërë e famshme për shkak të vetullave të saj të veçanta(nuk i ka depiluar asnjëherë, "njëvetullore").

Aktualisht, Hadjipanteli, punon si modele dhe është për tu thënë se është një ndër më të suksesshmet.

Së fundmi, modelja me vetulla të veçanta, është shprehur gjatë një emisioni televiziv, "Good Morning Britain", është shprehur se shpesh herë lexon shumë komente negative për vetullën e saj, por ngushëllohet me faktin se i dashuri i saj i adhuron.

"Kam shumë kërcënime me vdekje",- u tha ajo prezantuesve Susanna Reid dhe Piers Morgan.

Sophia, ka pozuar për Vogue Italia dhe SAVAGE X FENTY të Rihanna-s, u shpreh ndër të tjera:

"Unë mundohem të mos lexoj shumë prej tyre. Është paksa e turpshme që do të lexosh komentet e bukura për t’i harruar ato të këqijat, por ia vlen të mendoj".

Megjithatë ajo mbështetet edhe në faktin që i dashuri e pëlqen ashtu siç është:

“Ai kishte gjithashtu një vetull kur ishte i vogël. Unë i lyej vetullat e mia, natyrisht kam vetulla të errta, por jo kaq, kështu që sa herë që i lyej ato, ai gjithmonë interesohet shumë për atë që po bëj”.

Bjondja natyrale pranoi se pamja mbresëlënëse e vetullave të saj erdhi gabimisht pasi ngjyra e bojës i doli shumë e errët në vitin 2014. Dhe në vend që t’i korrigjonte ato, ajo i la siç ishin.

33.jpg22.jpg11.jpg44.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344