Jemi të sigurtë që nuk e keni parë një të dytë si ajo.
Vajza e quajtur Sophia, është studente greke dhe po bëhet virale në rrjetet sociale për shkak të vetullave të saj aq të trasha me të cilat ndihet aq rehat. Modelja Sophia Hadjipanteli ka vendosur që të mos i heqë fare vetullat duke i lënë ato natyrale. Por jo vetëm, kaq. Ajo edhe i ka bashkuar ato. Ndërkohë që të gjitha vajzat mendojnë se kjo i bën ato të duken jo tërheqëse, Hadjipanteli mendon të kundërtën.
Deri më tani modelja numëron mbi 60 mijë ndjekës në faqen e saj të Instagram.
“Nuk ka asgjë për t’u turpëruar, natyralja është gjithmonë më e mirë. Bashkimi i vetullave të bën mjaft tërheqëse”, është shprehur ajo.
Sophia është treguar e sinqertë duke rrëfyer se në të vërtetë jo të gjithë e pëlqejnë pamjen e saj,. Madje ka dhe nga ata që e kritikojnë , por kjo nuk i intereson aspak.