Një modele ruse akuzon Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin se ka urdhëruar qe ajo dhe burri i saj të helmoheshin me bar miu. Ngjarja ka ndodhur ne nje restorant ne Salisbëri të Anglisë, ku 30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King, u sëmurën pasi darkuan në një restorant të dielën.
Anna tha se burri i saj u rrëzua në tualet dhe ajo e gjeti duke nxjerrë shkumë nga goja. Modelja part time ka thënë se e gjeti në rrezik për jetën dhe tashmë po lufton ne spital, ndërkohë qe ajo ka treguar se vete kishte marre një pica, kurse i shoqi prodhime deti. “Kaluam një tmerr, por ne ende jemi duke pritur rezultatet e tij të testimit. Jam aq e frikësuar dhe kam dashur të largohem nga Londra, pasi nuk ndihesha e sigurt. Tani kjo ka ndodhur’- tha ajo.