Kinsey Wolanski është modelja, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës në finalen e Champions League mbrëmjen e djeshme.
Teksa hyri në fushë duke ekspozuar qartësisht format e saj të admirueshme, modelja ruse është kthyer menjëherë në një trend viral që ka pushtuar rrjetet sociale.
Raportohet se në vetëm 12 orë 2.1 milionë fansa janë shtuar në llogarinë e saj, ndërsa në website-n e të dashurit të saj Vitaly Zdorovetskiy klikimet kanë qenë aq të shumta sa faqja ka pësuar një përplasje dhe aktualisht nuk është në gjendje funksionale.
Por, i gjithë ky publicitet ka edhe pasojat e veta sigurisht.
UEFA nuk ka mundur ta kalojë kaq thjeshtë një çështje të tillë, duke qenë se Kinsey nuk ishte thjeshtë një njeri i zakonshëm që hyn në fushë nëpër finale të rëndësishme, por qëllimi i tyre ishte krejtësisht për marketing.
Për këtë, mendohet se UEFA ka nisur një raport drejt drejtuesve të Instagram-it, të cilët kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë mbyllur llogarinë e Kinsey në këtë rrjet social, që shkoi deri në 2.4 milionë fansa.
Mark Zuckenberg duket se i ka dhënë urdhrat e qarta, të gjitha faqet që janë hapur me foto dhe emrin e ngjashëm të modeles ruse po mbyllen një nga një, duke e hequr vëmendjen e njerëzve nga ajo.