“Luftë e ftohtë” por me akuza të “nxehta” në rrjetet sociale mes modeles meksikane, Daniella Chavez dhe ish-futbollistit të Napolit, tani i Tigres, Edu Vargas.
Sipas mediave amerikano-jugore, modelja sexy ka kritikuar lojtarin për paraqitjen e tij në fushën e blertë, në rrjetet sociale, ndërsa Vargas e ka kërcënuar se do ta “fundoste”.
“Janë disa gjëra që nuk do të të pëlqejnë, sepse në botën e futbollit dihen ca gjëra për ty”, mësohet t’i ketë shkruar Edu Vargas, Daniella Chavez-it me mesazh në Insta.
Kërcënimi i lojtarit vijonte me pyetjen ndaj modeles: “Po ç’ne ti të flasës për futboll kur nuk merr vesh? Veç foto nudo di të bësh”.
Mesazhe këto të bëra publike nga Chavez duke akuzuar Edu Vargas-in për maskilizëm.