Intervistë të tillë nga bregdeti shqiptar nuk kishim parë ndonjëherë. Bëhet fjalë për modelen shqiptare, Egla Harxhi e cila ka thyer tabutë, për marrëdhënien e saj me një femër dhe me një mashkull. Ata të tre jo vetëm jetojnë bashkë por edhe kanë vendosur të rrisin një fëmijë.
Së fundmi, Egla ka dhënë një intervistë për “Edicionin Veror” në Abc News. E veçanta e kësaj interviste është se ka vendosur të dalë topless, madje jo vetëm ajo por edhe partnerja e saj.
Dy vajzat të cilat vetëm pak kohë më parë pranuan se do të jenë të dyja nënat e fëmijës që pret Egla, gjithashtu shoqërohen në intervistë nga fotografi Jarl Ale De Basseville, i cili është babai i fëmijës, dhe pjesë e trekëndëshit të pazakontë të dashurisë.
Siç ka deklaruar Egla pak kohë më parë, nuditeti është gjëja më e zakonshme në marrëdhënien e tyre treshe, madje dhe në shtëpi ata lëvizin lakuriq.