INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja shqiptare del me veshje tradicionale shqiptare në Amerikë, ja çfarë i thotë këngëtari me famë botërore! [FOTO]

Modelja shqiptare del me veshje tradicionale shqiptare në Amerikë, ja çfarë i thotë këngëtari me famë botërore! [FOTO]

Publikuar më: 21:19 07-03-2018

Duket më bukur se kurrë!

Ajo është një nga modelet më të njohura shqiptare dhe padiskutim shumë e dashur për publikun. E një ndër arsyet kryesore është fakti që ndan me ndjekësit e saj çdo detaj nga përditshmëria. Bëhet fjalë për Emina Çunmuljan e cila prej vitesh jeton jashtë, por i ka ruajtur traditat e zakonet shqiptare e gjithmonë shprehet me dashamirësinë më të madhe për atdhetarët dhe vendin e saj. Emina Çunmulaj për pak muaj do të bëhet nënë për herë të dytë dhe bashkë me të bijën Ella na kanë dhuruar një imazh që na ka pëlqyer jashtë mase.

Nënë e bijë kanë pozuar të veshura me “dimije e jelek” – veshje tradicionale shqiptare duke bërë kështu një kujtim shumë të bukur për të dyja. Në postimin e saj në Instagram, Emina tregon se ky është projekti i parë që ajo ka realizuar me të bijën e aq më tepër gjatë pritjes së ëmbël.

Kostumi që Ella ka veshur në setin fotografik ka qenë një dhuratë nga miku i Eminës – këngëtari shqiptar i mrënjohur në botë, Albert Stanaj. Ky i fundit nuk mund të mos linte një koment në këtë foto të bukur, ku shkroi “Love it”, domethënë që e do shumë foton.

DEADSADDE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887