Teksa mund të themi se krenohemi me bukuritë shqiptare si Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi në industrinë e modës ndërkombëtare, ka dhe shumë modele të tjera të cilat duket se po bëjnë namin jashtë vendit dhe janë më pak të njohura brenda vendit.
Lorena Haliti tashmë është kthyer në një fenomen të vërtetë dhe po krahasohet që tani me modelen e njohur Emily Ratajkowski.
Shqiptarja nga Kosova nihet dhe për lidhjen e saj me reperin Seven Saraqi, por tashmë vlen të përmendet se tani modelja është pjesë e disa kompanive të modelingut si,Wilhelmia e Londrës, MP Atlanta, Miami dhe Los Angeles.
Së fundmi ajo ka qenë imazhi i marketingut për kompaninë “Ignite”, “Forever 21”, “Pretty Little Thing”, “The Kript”, madje ka pozuar edhe për “Puma”-n.
Ndërsa ka 150 mijë ndjekës në Instagram, Lorena mësohet se nisi të postonte imazhe lidhur me modelingun në dhjetor të 2012-s.
Dhe në 2013-n ajo është kurorëzuar “Miss Idaho Teen”.
View this post on Instagram