Ajo është një nga modelet më të njohura shqiptare dhe padiskutim shumë e dashur për publikun. E një ndër arsyet kryesore është fakti që ndan me ndjekësit e saj çdo detaj nga përditshmëria. Një nga detajet më të rëndësishme, Emine Çunmulaj e ka ndarë sot, duke dhënë lajmin e ëmbël se është në pritje të ëmbël.
Modelja shqiptare ka postuar një foto ku shihet me barkun e fryrë krah bashkëshortit teksa mbajnë vajzën Ela në mes.
"Familja jonë po rritet", shkruan Emina me një emoji zemër dhe një emoji bebi ndërsa nuk e ka bërë të ditur as sa muajshe është dhe as gjininë e fëmijës.