INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja shqiptare pranon publikisht se ka bërë ndërhyrje kirugjikale por është penduar: Tani dua t’i heq [VIDEO]

Modelja shqiptare pranon publikisht se ka bërë ndërhyrje kirugjikale por është penduar: Tani dua t’i heq [VIDEO]

Publikuar më: 11:51 16-07-2019

Vildane Zeneli është një ndër modelet më seksi në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me ne rutinën e jetës së saj të përditshme.

Fotografitë e shpeshta që modelja poston në rrjetet sociale janë shumë të komentuara, për shkak të linjave perfekte që ajo posedon.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “N’drrimi Natës” ku ka folur më shumë për jetën e saj private, e cila ka pranuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën e saj, por është shprehur se është penduar tepër shumë për bërjen e buzëve.

“Pse i bëre buzët?”- e ka pyetur moderatori Alaudin Hamiti modelen.

Ajo nuk ka nguruar aspask dhe është shprehur:

“I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492