INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja simpatike ruse tregon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni: Kishte të rëndësishme femrat…

Modelja simpatike ruse tregon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni: Kishte të rëndësishme femrat…

Publikuar më: 09:32 08-04-2022

Modelja ruse Ariana Lirey konfirmoi pak ditë më parë ndarjen nga reperi shqiptar, Don Xhoni. Dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin në Instagram. Modelja nga Rusia shprehet se janë ndarë për shkak se janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Të dashura media. Përpara se të shkruani për ndonjë gjë, jeni të sigurt për atë që shkruani 100 për qind. Ndarja jonë ishte vendimi i ynë, ose i imi. Për dikë është e rëndësishme jeta familjare, fëmijët dhe shtëpia, për dikë tjetër makinat, karriera dhe femrat. Ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi të ndryshëm.

As ai dhe as unë nuk jemi njerëz të këqij. Mos flisni keq as për atë e as për mua. Do të gënjeja nëse do të thosha që jam mirë. Jo, por do të përpiqem. Në fund, çdokush do të jetë i lumtur”.

Këto fjalë, modelja i shkroi pasi reperi tha se lidhja kishte marrë fund ndërsa e këshillonte që të mos luajë viktimën dhe të mos bënte drama në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875