INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja turpëron Leo Messin: Seksi me të, si me një të vdekur! [FOTO]

Modelja turpëron Leo Messin: Seksi me të, si me një të vdekur! [FOTO]

Publikuar më: 15:07 01-08-2016

Modelja argjentinase, Xoana González, është kthyer në sensacionin e revistave dhe portaleve rozë gjatë kësaj fundjave. Ajo e ka turpëruar publikisht yllin argjentinas të Barcelonës, duke thënë gjatë një emisioni televiziv se “të bësh seks me të, është si të shkosh me një trup të vdekur”. González pretendon se e ka kaluar një natë me 29-vjeçarin, ka bërë seks me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, por ka mbetur shumë e zhgënjyer. Ky është një sulm mjaft i ashpër, në të vërtetë, ndaj futbollistit, për të cilin shumë besojnë se është më i madhi i të gjitha kohërave.

Duke folur në një emision televiziv peruan, të quajtur “Vlera e së vërtetës”, siç citohet nga “BolaVIP”, González ka thënë: “Ka ndodhur shumë vite më parë. Në të vërtetë ai ishte shumë i ri, por e dinte se çfarë po bënte. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Më mori dikush dhe më tha se më kërkonte takim një person i njohur. Isha shumë kurioze për të parë se kush ishte dhe ngriva kur pashë se bëhej fjalë për idhullin tim, Lionel Messi. Edhe pse dërgoi rojet e tij personale për të më marrë, kam vënë re se ishte shumë i trembur. Ne biseduam në lidhje me muzikën dhe nuk mund të mbaj mend nëse më tha se kishte një të dashur apo jo.

Pas një kohe të shkurtër përfunduam në banesën e tij, në Puerto Madero. Kur e shikon të luajë në të gjithë fushën, ju prisni të jetë i papërmbajtshëm ngado. Doja që ai të më tregonte më shumë se kaq. Në një moment unë ndjeva si isha duke bërë seks me një trup të vdekur.” Komente të këtij modeli shtojnë kompleksitetin e një viti të vështirë për Lionel Messin, pasi ai u dënua me burg për veprën penale të mashtrimit tatimor muajin e kaluar, para se të shpërdoronte penalltinë në humbjen e finales së “Copa America”, ndaj Kilit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003781795501709