Bukuria është relative....
ashtu edhe mënyra si mund të shihet pesha e një femre.
Ashley bëri histori vitin e kaluar si modelja e parë në kopertinën e Sport Ilustraded me rroba banjo dhe që atë ditë ka vazhduar të jetë vetëm në rritje.
Ajo “luftoi armiqtë” e industrisë më të fuqishme të showbizz-it duke promovuar pozitivitetin e një femre me forma të mbushura.
Madje Ashley arriti edhe të cilësohet si një ikonë e modës duke i bërë të gjithë që ta dashurojnë trupin e saj.
Mund të jetë një shembull shumë i mirë për të gjitha femrat e tjera të cilat nuk kanë besim në vetvete për shkak të formave të tyre trupore.
“Unë nuk kam turp për disa gunga celuliti dhe as ju nuk duhet të keni’, iu drejtua ajo femrave.