Një pjesë e mirë e konkurrentëve të “Përputhen” kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e televizionit edhe pas përfundimit të emisionit. Përgjithësisht vajzat kanë gjetur vend në ekran, por së fundmi ka surprizuar edhe Fation Kuqari.
Fationi ishte një ndër djemtë që ra më shumë në sy në “Përputhen”, bëri mjaft zhurmë, por edhe mjaft i shkathët. Fation Kuqari do të jetë prezantues i emisionit sportiv në RTV Ora krah moderators Albana Bejko.