Moderatores që i foli Rita Orës për shqiptarët i bie të fikët në transmetim live…
Ky Halloween me siguri ka qenë shumë i frikshëm për ndjekësit e emisionit të Wendy Williams. Teksa po fliste në emision moderatorja nuk ndihet mirë dhe duket se diçka po e mbyste, në atë moment i bie të fikët. Menjëherë filloi transmetimi i reklamave, të cilat ishin shumë të gjata. Dhe pas reklamave Wendy u kthye në sërish në studio ku sqaroi gjithçka dhe përseri e veshur si Lady Liberty.
“Nuk ishte në skenar. Ndjeva shumë nxehtë nga kostumi dhe më ra të fikët. E dini çfarë unë jam kampione dhe ja ku kthehem sërish”.
Më poshtë mund të shihni edhe videon kur moderatores i bie të fikët./intv.al/