INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatores shqiptare i vjen në majë të hundës: Bëj çfarë të më dojë qejfi [FOTO]

Moderatores shqiptare i vjen në majë të hundës: Bëj çfarë të më dojë qejfi [FOTO]

Publikuar më: 12:29 28-08-2018

Personat publikë zakonisht janë më të prekur ndaj kritikave. Ka nga ata që i marrin me sportivitet, por ka edhe nga ata që nuk ngurrojnë t’u kthejnë një përgjigje. Diçka të tillë ka bërë moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu. Ajo ka publikuar një foto nga pushimet e saj në Dubai, por këtë herë bashkangjitur fotos ishte një mesazh paralajmërues për të gjithë ata që e ndjekin. E lodhur nga të tilla gjëra, Liberta ka shkruar : “Mirëmëngjesi njerëz. Çfarë bëtë?! Desha t’ju tregoj diçka, miqve, dashamirësve, atyre që m’i shohin fotot fshehurazi dhe atyre me profile fallco që ndonjëherë harrojnë fjalëkalimin e tyre, çdo koment me përmbajtje negative, fyese, apo frustruese do të zhduket nga faqja e dheut. Pse? Shumë thjesht! Është instagrami im dhe unë bëj çfarë të më dojë qejfi. Ditën e mirë. Faleminderit”.

40059024_254541388732267_10170632880783360_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223