Sot në emisionin” IN Traffic” në IN Radio 105.7 me Anisa Begën, ishin të ftuar dy të rinj shqiptarë shumë simpatikë, moderatorët e eventit “Tirana Art Fest” Dejvis Nikollaj dhe Greta Allushi.
Ata na shpjeguan për risitë që ka sjellë ky event për të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës, në fushën e muzikës dhe kërcimit dhë mundësitë që kanë pasur për të treguar talentin e tyre, gjykuar nga profesionistët e fushës përkatëse. Gjithashtu një ndër temat interesante që u fol në emision ishin aktivitetet e ndryshme që do jenë në Tiranë në sezonin e verës, organizuar nga Bashkia e Tiranës. Sipas tyre, Lali Eri nuk di të ndalet.
Dejvis dhe Greta thanë se është e konfirmuar që më datën 27 korrik, do performojë te “Sheshi Skënderbej”, këngëtari me famë ndërkombëtare, Daddy Yankee.
Gjithashtu në muajin gusht do performojnë DJ të njohur të huaj. Prandaj ju që nuk do jeni në plazh, në shesh do u bënka nami. Për më tepër shikoni video-n më poshtë: