Tashmë dihet që francezëve nuk i pëlqen të flasin gjuhë të huaja, por moderatori i një shfaqjeje komike popullore kujtoi mësimet e tij në gjuhën angleze dhe ofendoi presidentin amerikan Donald Trump, duke i thënë madje se nuk është i mirëpritur në Paris.
Programi ‘Quotidien’ u transmetua në kanalin e TMC-së përpara arritjes së Trump në Francë për 100 vjetorin armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.
Moderatori, Yann Barthes, filloi shfaqjen e tij në frëngjisht, por më pas e ktheu në anglisht në mënyrë që presidenti i SHBA, të cilin ai pretendonte se mund të ishte në mesin e shikuesve, do ta kuptonte.
“Ne të gjithë punojmë për industrinë e pornografisë këtu në Francë. Ju erdhët në vendin e duhur sepse ne e pëlqejmë stilin tuaj që nga fillimi”, tha ai, me vërejtjen e ndjekur nga një montim i thirrjeve dhe zhurmave të tjera të pakuptueshme të marra nga fjalimet publike të Trump.
“Oh, dhe një gjë e fundit. Shko në dreq.Ti nuk je i mirëpritur në këtë vend”, u shpreh moderator.