Urimet publike në Instagram nuk kanë munguar në asnjë rast kur personazhet e showbizz-it kanë ditëlindjen.
Sot është një ditë goxha e gëzueshme për moderatorin Drini Zeqo pasi ai feston 36-vjetorin.
Në urimet e shumta që mund të ketë marrë nuk ka munguar edhe ai i mikes së moderatorit, këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila ka postuar në Instagram një foto me Drinin dhe ka lënë gjithashtu edhe një dedikim.
“Urimet më të mira për ty miku im special! Të dua shumë”, shkruan Beatrix në urimin e saj.../intv.al/