Prej vitesh, Dorian Ramaliu po shijon romancën me partneren e tij Iva Vaqari. Moderatori i njohur ka zbuluar ditën e sotme se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.
Dyshja kanë dhënë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale ku Dori ka pozuar përkrah partneres së tij, Ivës, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Në fotot e publikuara në Instagram të dy ata mbajnë në duar ekon e bebit, ndërsa gjininë e tij nuk e kanë zbuluar.
“Të bekuar nga Zoti dhe më të lumtur se kurrë! Iva Vaqari të dua akoma më shumë”, shkruan Doriani përkrah imazheve me partneren.