Ai është një nga moderatorët më të njohur shqiptarë i cili shoqëron publikun çdo mëngjes, por gjithashtu shpesh herë përflitet në mediat rozë. Bëhet fjalë për Isli Islamin i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e tij të përditësuar me foto e video të ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve të adresuara në Instagram dhe i pyetur nga dikush nëse mendon se është njeri egoist, Isli Islami na habiti me përgjigjen e tij. Ai tha se është jo vetëm është egoist, por ka edhe një sërë cilësish të tjera.
“Jam egoist, i ndyrë, njeri i keq, banal, hakmarrës, egocentrik etj. etj.”, shkruajti Isli, “Të gjitha të zezat i kam”.
Mund të ishte sarkazëm ose ironi, por tek pyetja e radhës, u përgjigj se përse ishte kaq pozitiv.
“Ka aq shumë njerëz negativë vërdallë sa nuk kishte më vend”, u përgjigj Isli, “Thashë po bëhem njeri pozitiv. Të falenderoj”.