Në shtëpinë e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka qenë së fundmi një mysafir i veçantë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka vizituar së fundmi shtëpinë e Gjebreas.
Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatori përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Zoti është dashuri" - mesazhi që përcolli sot në familjen time Kryepeshkopi Anastas. Mirënjohje pafund për kohën që kaluam bashkë. Ndihemi të bekuar!”, shkruan Ardit teksa ndan edhe fotot e vizitës së Kryepeshkopit në shtëpinë e tij.