Mund të thuhet se është ndër të vetmit moderatorë meshkujsh që mund të pranojnë para publikut të kenë bërë ndonjë ndërhyrje.
Bëhet fjalë për Bledi Strakoshën, i cili ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka thënë se nuk e ka aspak për turp që ta tregojë publikisht se ka bërë dy herë botox dhe arsyeja për këtë të fundit kanë qenë krijimi i rrathëve poshtë syve dhe rrudhat e shprehisë në ballë.
“Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, – tha Bledi Strakosha.